Dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve

Dy aksidente me fatalitet janë shkaktuar gjatë 24 orëve të kaluar anë vend.

24 aksidente të tjera ishin me të lënduar, kurse  38  me dëme materiale.

Njëri nga aksidentet me fatalitet ishte në fshatin Arrllat të komunës së Drenasit, ku humbi jetën një 24 vjeçar.

“Rr. Rajonale Arllat Malishevë, 04.01.2021-20:30. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira katër vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar si dhe kanë pësuar lëndime pesë persona meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime.”

Ndërsa tjetri aksident me fatalitet u shkaktua në autostradën Suharekë-Vërmicë.

“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK, me datë 04.01.2021 nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit viktima dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar  816 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.