Anëtari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kuçi ka thënë se është një ndër themeluesit e këtij subjekti dhe se mungesa e tij në skenën politike ka qenë si pasojë e angazhimit në fusha të tjera.
Ai ka theksuar se diskursi politik ka ndërruar dhe se sot në skenën politike ka shumë negativitet.
“Nuk e lë PDK-në, kjo parti është krijesë e imja”, ka thënë ai.