Ilir Sherifi, vëllai i 19 vjeçares Nazlije Sherifit, e cila ndërroi jetë të dielën, ka akuzuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për montim të rezultateve në rastin e saj.
“Falënderoj IKSHP për mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia do qejfi, do vij koha kur do demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne”, ka shkruar Ilir Sherifi në llogarinë e tij në Facebook.
19 vjeçarja ka pasur problem me veshka, ndërkaq sot është konfirmuar se ka qenë e prekur edhe nga koronavirusi.