Që nga nata festive e Vitit të Ri në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mbi 800 persona për shkak të lëndimeve trupore nga aksidentet në komunikacion e përdorimi i mjeteve piroteknike si dhe “plumbave qorr”, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani tha se 70 prej tyre janë të aksidentuar në komunikacion, 28 si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar, 3 me armë zjarri dhe një me goditje me mjete të ftohta.
Ai në rtv21 tha se bilanci i këtyre ngjarjeve flet për dy të hospitalizuar si pasojë e “plumbave qorr”, ndërsa sa i përket mjeteve piroteknike, janë ato të cilat kanë shkaktuar lëndime në gjymtyrë.