Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë. Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius”.
“Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”.