Osmani: E ardhmja u takon atyre që guxojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ende nuk e ka bërë të ditur emrin e Iniciativës së saj, por ajo çfarë e ka bërë publike deri tani është slogani “Guxo”.

Pas kësaj vërshuan kritikat në drejtim të Osmanit, konkretisht nga Partia Demokratike e Kosovës e cila tha se slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK-së, konkretisht i vitit 2004.

Por sonte Osmani sërish publikoi këtë slogan, ku si mbishkrim i bashkoi edhe “E ardhmja u takon atyre që guxojnë”.