Reperi Mozzik përmes një interviste, ka zbuluar se Tayna do të jetë pjesë e albumit të tij më të ri.
Dyshja kanë një bashkëpunimi të titulluar “Edhe ti”, i cili ka pasur shumë sukses dhe ka arritur për afër një vit 37 milionë shikime në YouTube.
Ka kohë që në internet po qarkullon një këngë e Mozzikut dhe Taynës, që përmban tekst shumë eksplicit, nuk dihet nëse bëhet fjalë për atë këngë.
Para disa kohësh, ka pasur zëra se Mozzik dhe Tayna i kanë prishur raportet. Por, që të dy i hedhën poshtë këto thashetheme.