Gjatë tri ditëve të parë të vitit 2021, si pasojë e infektimit nga koronavirusi ndërruan jetë 9 persona në Kosovë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 1 janar vdiq një person, ndërsa më 2 dhe më 3 janar vdiqën nga 4 pacientë.
Pacienti më i ri që humbi jetën nga COVID-19 ishte një 33 vjeçar nga Malisheva, i cili vdiq në ditën e dytë të vitit të ri.
Ndërkaq, personi më i vjetër që vdiq nga koronavirusi gjatë këtyre tri ditëve ishte një 90-vjeçar nga Prizreni.
Këto tri ditë, IKSHPK njofton se u testuan 3 mijë e 575 persona, prej të cilëve 637 rezultuan pozitivë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 420 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e .635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 986.