Vdes 19 vjeçarja nga Mitrovica që kishte veshkat e dëmtuara

Ka vdekur 19 vjeçarja nga Mitrovica Nazlije Sherifi.

Ajo ishte e diagnostifikuar me sëmundjen e veshkës.

Për shërimin e saj ishin grumbulluar 200 mijë euro për transplantin e veshkës, por ajo nuk mundi t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllau i saj Ilir Sherifi.

“Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime 😭😭😭”.
Për shërimin e saj, Valmir Aliçkaj, ishte i gatshëm të dhuronte veshkën e tij.