Ylli francez, Paul Pogba, do të largohet nga skuadra Manchester United.
Njëkohësisht tre skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit 27 vjeçar, shkruan Goal.
Djajtë e Kuq janë pajtuar me faktin se Pogba nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re në Old Trafford dhe tani janë në kërkim të të hollave për mesfushorin e tyre – kontrata aktuale e të cilit do të jetë e vlefshme deri në 2022.
Tre gjigantët që janë të interesuar ta nënshkruajnë Pogban janë: Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germain.