Dy anëtarët e një familje nga fshati Miradi e Komunës së Fushë Kosovës, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Njëri nga anëtarët e kësaj familje ka folur në një lidhje telefonike në emisionin special në Klan Kosova, për gjendjen shëndetësore të anëtarëve të familjes.
“Në bazë të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetwsisw Publik, dy djemtë e mi dhe motra kanë dalë me koronavirus. Unë dhe bashkëshortja kemi dalë negative. Unë e kam një motër të martuar në Prishtinë. Më së pari është infektuar burri pastaj edhe motra”, tha ai.
Ky shpreh habinë se si djemtë e tij, dolën pozitivë pa pasur kontakt me të infektuarit”.
“Para dy javëve kam qenë në vizitë tek motra. Unë kam dalë negativ. Djemtë pozitivë. Djemtë nuk kanë pasur kontakt me ata”
Ai tha se fëmijët e tij nuk kanë simptoma të theksuara. “Ata janë në shtëpi dhe nuk po vërejnë ndonjë simptomë. Janë të moshës 26 vjeçare. Na kanë dhënë këshilla të përgjithshme për higjienën normalisht sepse jemi izoluar, fëmijët po i mbajmë në dhoma të ndara”.