Nga ky vit, prindërit e rinj në Skenderaj subvencionohen me 100 euro

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se për çdo fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor i kësaj komune, do të ndahen nga 100 euro për prindërit.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka thënë se aplikimi për subvencion do të nisë së shpejti.

“Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”, ka thënë ai.

Jashari po ashtu ka kërkuar që shteti të fillojë sa më shpejt dhënien e shtesave për fëmijët për të ndikuar në rritjen e natalitetit.