Luana Vjollca padiskutim është një ndër “showgirl” më të suksesshëm shqiptare dhe këtë sezon të katërt të “Shiko Kush LUAN” u intervistua përballë autores dhe moderatores së “Shiko Kush LUAN, Luana Vjollcës.
Madje në këtë intervistë autorja Vjollca ka bërë shpesh herë ironi me veten e saj, duke e ngacmuar me pyetje mjaft pikante.
Luana (moderatore): “Pse bën si këngëtare e madhe? Se nuk e kam marrë vesh ndonjëherë pse bën si këngëtare e madhe?
Luana (showgirl): Unë në fakt nuk bëj si këngëtare e madhe, unë këndoj për qejf dhe për qejfin tim dhe të të gjithëve do të këndoj dhe sonte! Atë titullin “e madhe” ma keni vendosur ju, kështu që “Faleminderit!”
Bëhuni gati pasi pas pak do të shihni një super përformancë nga showgirl Luana Vjollca.