Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe të mërkurën ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik
IKShPK-ja ka nisur testimin në këtë shesh gjatë së martës me qëllim të sensibilizimit dhe parandalimit të COVID-19.
Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani, tha se gjatë së martës janë testuar 400 qytetarë, kurse veç deri në orën 10:00 kanë testuar mbi 100 persona.
“Kanë dalë pritshmërinë tona pasi e kemi pritur që gjatë ditës se sotme do të rritet numri”.
Mes tjerash Ramadani tha që për dallim me numrin e testimeve ka pasur një numër të vogël të rasteve pozitive.
Shaqir Gashi e ka mirëpritur iniciativën e IKShPK-së për testime në shesh, raporton EO.
“Kam pare në televizor për këtë iniciativë, është iniciativë e mirë dhe pres me bë testin”.