Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të nisë me hetimin e rastit ndaj dy zyrtarëve policorë që u panë duke ushtruar dhunë ndaj një personi në Vushtrri.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme kërkova menjëherë nga Inspektorati Policor që të filloj hetimet në lidhje me rastin e fundit ashtu siç ka hetuar edhe rastet e tjera dhe dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si Ministër do të sigurohemi që Policia e Kosovës të reflektojë profesionalizëm, transparencë dhe respektim të drejtave të njeriut pa dallim”, është shprehur ai.
“Trajtimi situatave të ndryshme duhet të bëhet duke ruajtur vlerat demokratike dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut,ky është dhe do të jetë imperativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme”.