Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë persona ndërsa janë infektuar 109.
Në 24 orët e fundit, kanë vdekur dy persona në Komunën e Ferizajt, dy në Lipjan dhe në Dragash, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Vushtrri nga një.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 744 persona ndërsa janë shëruar 454 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.