Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtir, është intervistuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se ‘Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje’, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thotë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Me urdhër të Prokurorit, Bahtiri lëshuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në një postim në faqen e tij në Facebook, Bahtiri ka kërkuar falje për deklaratën duke thënë se ajo është nxjerr nga konteksti.