Gjashtëdhjetë figura të përjashtuara dhe të mënjanuara, katër parti të reja, gjashtë disfata zgjedhore, dorëzim i pushtetit vendor dhe kthim në parti jo parlamentare.
Ky është bilanci 7-vjeçar 2013-2020 i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët po shkojnë drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare, pa reflektuar për sagën e mëkateve gjatë pushtetit 2005-2013. Mes grupit të të përjashtuarave me dorën e Bashës dhe miratimin e Berishës, katër ish-eksponentë demokratë do të luftojnë përballë PD-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në krye të katër partive. Ata janë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.
Partia Demokratike me shumë gjasa do të këtë përballë edhe Bamir Topin, në krye të Frymës së Re Demokratike, i cili është përbetuar se nuk afrohet me Bashën, për sa kohë punët e PD-së i dikton Berisha.
Ndërkaq, përjashtimi i figurave me peshë dhe kontribut në këtë parti, është mundësuar në tre faza; në vitin 2013, 2017 dhe për përmes komisionit ‘Nishani’ në 2020.
Në vitin 2013, Berisha u ndërpreu karrierën politike 36 deputetëve të PD, me të cilëve Ilir Rusmajli, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Osman Metalla, Selami Xhepa, Arenca Trashani etj. Lulzim Basha mori drejtimin e partisë në verën e vitit 2013, disa javë pas humbjes, përmes një procesi të konstatues si i manipuluar nga rivali i tij, Sokol Olldashi, por edhe nga Astrit Patozi dhe përfaqësues të tjerë.
Basha nuk afroi të përjashtuarit nga Berisha, përveç Enkelejd Alibejat, por thelloi ‘prerjen e kokave’ në 2017, duke i ndërprerë karrierën politike Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Majlinda Bregut, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Eduard Selamit etj. Këta u zëvendësuan me njerëz të rinj si Klevis Balliu, Ervin Salianji, Grida Duma, Rome Gurakuqi, Halim Kosova, Agron Shehaj, Valentina Duka etj.
Gjatë gjithë kësaj periudhe 7-vjeçare Basha çuditërisht ka folur vetëm për bashkim Partisë Demokratike. Madje, Basha krijoi edhe një departament për Kontributet Historike në PD, me qëllim për rikthimin e figurave që kishin kontribuar në PD. U rikthyen Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku, të cilët Berisha dhe Basha i përdorën për ‘krasitjen’ e radhës. Ruli, Mustafaj, Marku dhe Bujar Nishani u caktuan anëtar të një komisioni për filtrimin e kandidatëve për deputetë, në verën e vitit 2020.
Me këtë komision, Basha ‘hoqi qafet’ disa figura që afroi në 2017. U përjashtuan Romeo Gurakuqi, Astrit Veliaj, Halim Kosova, Endri Hasa, Ervin Salianji, Luan Baçi, Tritan Shehu, Fatbardha Kadiu Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gerti Bogdani. Pesë nga të përjashtuarit kanë reaguar ashpër, duke denoncua dhe refuzuar ‘krasitjen’ e radhës në PD.
Ndërkaq, gjatë 7 viteve të fundit, nën drejtimin e Berishës dhe më pas Bashës, Partia Demokratike ka pësuar 6 disfata të rënda zgjedhore, katër kombëtare dhe dy të pjesshme. Ka humbur zgjedhjet parlamentare të 2013, zgjedhjet lokale në 2015, zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, zgjedhjet parlamentare të 2017 si dhe dorëzoi të gjithë pushtetin vendor në 2019, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi kishte dorëzuar mandatet e deputetëve, duke u kthyer në parti jo parlamentare. Gjatë kësaj periudhe PD ka fituar vetëm zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë.
Figurat e mënjanuara dhe të përjashtuara në PD 2013-2017
Romeo Gurakuqi
Eduart Halimi
Astrit Veliaj
Halim Kosova
Endri Hasa
Ervin Salianji
Luan Baçi
Tritan Shehu
Fatbardha Kadiu
Izmira Ulqinaku
Xhemal Gjunkshi
Gerti Bogdani.
Jozefina Topalli
Astrit Patozi
Majlinda Bregu
Ridvan Bode
Arben Imami
Eduard Selami
Mesila Doda
Sherefedin Shehu
Myqerem Tafaj
Igli Cara
Arben Ristani
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Fabian Topollaj
Leonard Olli
Keltis Kruja
Suzana Guxholli
Endira Bushati
Valbona Mezini
Edith Harxhi
Edvin Kulluri
Gjergj Lezhja
Fatos Hoxha
Viktor Gumi
Osman Metalla
Kozma Dashi
Ferdinand Shehu
Roland Keta
Shaban Memia
Bedri Mihaj
Vasillaq Ngresi
Ndue Paluca
Ilir Krosi
Lajla Përnaska
Paulina Hoti
Bedri Hoxha
Arbiola Halimi
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda
Gjovalin Bzhetaj
Liljana Elmazi
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Fatos Beja
Ilir Bano
Ismail Hoxha
Selami Xhepa
Ilir Rusmajli.
/Shqiptarja.com/