Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha autorrugët, rrugët nacionale dhe ato rajonale në vend janë të kalueshme, pavarësisht kushteve të motit.
Sipas njoftimit nga MI-ja, mirëmbajtja dimërore është duke vazhduar në baza ditore përmes shpërndarjes së kripës në rrugët që rrezikojnë të kenë ngrica mbi shtresat qarkulluese.
“Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale”, thuhet tutje.