Presidenti Thaçin e fton për konsultime rreth Qeverisë të parin Albin Kurtin (Dokument)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike.

Në ftesën e siguruar, presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për konsultime në Presidencë më 1 prill, në orën 10:00.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën drejtuar Kurtit.

Më tej në shkresën e presidentit Thaçi dërguar Kurtit shkruan se takimi konsultativ do të mbahet më 01.04.2010, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Kosovës.