Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me konkgresmenin amerikan, Eliot Engel.
“Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtual”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!”
Cakaj ka thënë se janë falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për shqiptarët deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.
“Faleminderit nga zemra Kongresmen!”.