Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë projektligjin për ndarjen e buxhetit për vitin 2021.
Sipas tij, nëse nuk votohet ky projektligj, vendi rrezikon të bankrotojë.
“Me rëndësi është që sot Kuvendi ka vullnet ta kalojë projektligjin dhe ky është një lajm i mirë. Dihet se qeveria në ardhje e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit”.
“Nëse shkojmë në zgjedhje pa miratimin e buxhetit do të ishte një gabim i madh sepse kështu do të shkonim në bankrot. Ju bëj thirrje kolegëve që ta votojmë buxhetin dhe t’i kthehemi sovranit”.