Këshillëtari i U.D Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka thënë se nga LDK kanë dalë 33 zyrtarë dhe i janë bashkuar Iniciativës së Osmanit.
Peci ka thënë se 33 të larguarit janë kryetarë degësh e zyrtarë me peshë në degë.
Sipas Pecit, ndryshimi po vije me Vjosa Osmanin.
Postimi i plotë:
Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.
Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.
Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.
Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.
Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.
Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.
Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!