Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa herë pas here nuk mungon as me poza provokuese.
Biondja kësaj radhe ka ndarë disa fotografi nga festa që ka organizuar për Krishtlindje në emision, në të cilat shfaqet e veshur me një kostum të veçantë.
Krijuesja e hitit “Mi dhe flakë mallit tim” duket mahnitëse në të kuqe dhe dukjen unike që zgjodhi me këtë veshje.
Komplimentet nuk munguan nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram, që e përgëzuan për ‘look-un tërheqës’.
Luana në anën tjetër ka qenë në përgatitje të një projekti muzikor, por akoma nuk ka lansuar ndonjë të ri.
I fundit mbetet “Locos” në bashkëpunim me artistin me famë ndërkombëtare, Jay Santos.