Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka marr vendim që për punëtorët e saj, të cilët po punojnë gjatë ditëve kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, tu ndajë punëtorëve nga 300 euro.
Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Re e KEK-ut (SR KEK), e cila e ka falënderuar menaxhmentin e ndërmarrjes për miratimin e kërkesës së tyre.
Stimulimi nuk vlen edhe për punëtorët administrativ dhe stafin menaxherial.
Ky është njoftimi i plotë i sindikatës:
“Të nderuar anëtarë SR-KEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut ju njoftoj se kërkesa jonë për stimulim nga 300 euro me ketë pagë si dhe pagën e ardhshme është realizuar për të gjithë punëtorët të cilët kanë qenë në punë në kohën e shpalljes së gjendjes emergjente, me përjashtim të punëtorëve administrativë dhe stafit menaxhues”.
“Me këtë shfrytëzoj rastin të falënderoj Menaxhmentin për mirëkuptim të kësaj kërkese dhe të gjithë punëtorët e KEK-ut që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në ketë kohë pandemie“.