Bytyçi – Abazit: Të dyja qeveritë dështuan në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës

Zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i është kundërpërgjigjur Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili tha ardhja e vaksinave në veri e ka cenuar sovranitetin e shtetit të Kosovë.

Bytyçi tha se dhurimi i vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia për qytetarët në veri të vendit nuk ka dallim nga një mijë testet e Beogradit që ishin dhuruar si donacion në ish Qeverinë Kurti.

“Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës”.

“Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin social Facebook.