Deputetja Musliu-Shoshi e PDK-së, infektohet me koronavirus

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në facebook, ndërsa thotë se nga sot, për dy javët në vazhdim do të jetë në izolim.

”Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur masken dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.