Lushtaku: Për hirë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, lidershipi i PDK-së është më i bashkuar se kurrë

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku thotë se lidershipi i PDK-së është më i bashkuar se kurrë, për hirë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Lushtaku thotë se platforma qeverisëse e PDK-së do jetë më e mira dhe se në Skenderaj ka entuziazëm dhe motiv në struktura.

Postimi i plotë:

Takova strukturat e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Diskutuam për situatën e përgjithshme politike në vend dhe veçanërisht situatën e fundit politike pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në Skenderaj ekziston një entuziazëm, vullnet e motiv i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave të degës, që ta japin maksimumin nga vetja, që Partia Demokratike e Kosovës të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Platforma jonë qeverisëse do të jetë më e mira. Ky program do ta ketë listën më të mirë për deputetë si dhe ekipën më të mirë qeverisëse, me në krye kandidatin tonë për kryeministër, profesorin e nderuar Enver Hoxhaj.
Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës.
Për një qeveri me legjitimitet e shtet me dinjitet! SL