Menaxheri Emre Ozturk ka konfirmuar se i ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.
Ai të martën për “SPOX” nuk ka dhënë shumë detaje, pos konfirmimit të bisedimeve. Më herët është raportuar se gjasat janë të mira që Mustafi të bëhet pjesë e Barcelonës në janar.
“Unë nuk jam në Barcelonë për shkak të Yusuf Demir, por për shkak të Shkodran Mustafit të Arsenalit, të cilin ne gjithashtu e përfaqësojmë”, ka thënë menaxheri i lojtarit.
Mustafi 28-vjeçar është pjesë e Arsenalit dhe ka kontratë deri në verën e vitit ardhshëm. Kësaj skuadre iu bashkua në vitin 2016 nga Valencia. Ai më herët ka qenë edhe pjesë e Sampdorias, derisa ka luajtur edhe për të rinjtë e Evertonit dhe Hamburgut.