Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, njëherit menaxher i qendrave të karantinimit, tha se kanë marrë masat e mira në Qendrën e Studentëve.
“Ka gati rreth dy javë që kemi filluar vendosjen në karanrinë të qytetarëve të Kosovës që vijnë nga jashtë. Tani janë 400 qytetarë në Qendrën e Studentëve”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, të karantinuarit i kanë kushtet e mira dhe se Kosova është i vetmi vend në rajon që e ka marrë masat e tilla, pasi karantina kërkon kushte.
“Çdo ditë shtohen persona në karantinë. Këtë javë do të dalin personat e parë nga karantina. Gjatë kësaj jave do të konsultohemi me IKSHPK për të bërë një orar”, tha Sadiku.