Imer Shehu nga Kaçaniku i cili jeton në Londër është shqiptari i parë në botë që vullnetarisht ka marrë vaksinën testuese anti-Covid.
Shehu thotë për RTK se ta ketë marrë këtë vendim pas vdekjes së babait dhe axhës nga COVID.
Pas marrjes se dozës se pare, ai thotë se ka pasur dhimbje koke dhe se kjo ka ardhur për shkak te stresit te madh, kurse ne dozën e dytë nuk ka pasur asnjë reaksion.
Shehu sqaron se ai ka qenë në mesin e 24 vullnetarë në Angli që ka pranuar ta marr vaksinën testuese
I vaksinuari kundër Covid, Imer Shehu, kërkon që këtë vaksinë ta marrin të gjithë ata që kanë mundësi, sepse nuk paraqet asnjë rrezik për shëndet
Që nga shfaqja e tij, koronavirusi ka prekur deri tani afro 77 milionë persona në shkallë globale dhe ka shkaktuar rreth 1.7 milion të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.