Pep Guardiola vazhdon të mendojë në transferimin e Milan Skriniar nga Interi.
Trajneri spanjoll ka kohë që po tenton të transferojë mbrojtësin sllovak te Manchester City, mirëpo Nerazzurët kanë refuzuar ofertat.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Guardiola po refuzon të heq dorë nga transferimi i Skriniar dhe në verë do të bëjë një ofertë të re.
Spanjolli dëshiron t’i zgjidh problemet që kanë në pjesën defanzive, pasi largimi i Vincent Kompanys ka lënë shumë hapësira.
Andaj, City shpreson që me një ofertë prej 70 milionë euro, të bindë Interin që të shesë sllovakun në këtë verë.
Në garë për lojtarin thuhet se janë edhe Real Madridi me Manchester Unitedi, e në afatin veror do të përcaktohet e ardhmja e tij.