Derbi i Superligës përmbyllet pa fitues

Derbi në Superligën e futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi përmes futbollistit Besnik Krasniqi, i cili në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë u tregua i saktë.

Gol nga pika e bardhë kanë shënuar edhe mysafirët.

Në minutën e 83-t, Fidan Gërbeshi barazoi shifrat në 1-1.

Drita është shpallur kampione e vjeshtës me 41 pikë, tri më shumë se përcjellësi Ballkani. Prishtina e mbylli në vendin e tretë stinorin vjeshtor me 32 pikë.