Mijëra bashkatdhetarë kanë ardhur sot në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur sot, teksa u realizuan 35 fluturime komerciale.
Abrashi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë.
Njoftimi i plotë i Abrashit:
Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.
Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.
Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese 🇽🇰🇽🇰