Haradinaj-Stublla reagon ndaj deklaratave të Vuçiq: Serbia po e përjashton veten nga procesi i dialogut

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit deklaroi se, Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla ka thënë se, deklarata e tillë do të thotë se Serbia përjashton veten nga procesi i dialogut deri më 2022 dhe se ndërmjetësuesi i BE-së beson se normalizimi i plotë nuk do të thotë domosdosmërisht njohje reciproke.

“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive. Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE’ja deri më 2022 ose ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.