Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebookut, WhatsApp, ka lansuar për herë të parë një version beta për versionin desktop me thirrje audio dhe video, sipas një raporti nga blogu i teknologjisë WABetaInfo, shkruan Reuters.
Kjo lëvizje për të lehtësuar thirrjet në ekran të madh do ta vendoste WhatsAppin në një nivel të njëjtë me aplikacionet për konferenca Zoom dhe Google Meet, që kanë shënuar një rritje të jashtëzakonshme të përdorimit gjatë pandemisë, megjithatë ende është e paqartë nëse ka ambicie për të konkurruar me to.
Me mbi 2 miliardë përdorues, WhatsAppi është është aplikacioni i dytë më i popullarizuar, pas Facebookut, megjithatë është shumë herë më i përdorur për thirrje personale dhe mesazhe krahasuar me Zoomin e Google Meet.