Ka filluar senaca e parë në Gjykatën Speciale në të cilën nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj do të paraqitet si i akuzuar.
Kurse Hysni Gucati do të dalë para gjykatës në orën 14:00.
Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media.
Gjykata Speciale ka njoftuar po ashtu se është konfirmuar aktakuza ndaj dy krerëve të OVL të UÇK-së.
Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale.