Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka ndërprerë seancën e sotme plenare për 15 minuta.
Kjo ndodhi, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar me rrahjen e tavolinave në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur në sallë ka hyrë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Ky veprim i deputetëve ka ardhur pasi ata kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj.