Moti sot, vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel.

IHK njofton se presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.