Leje për babin dhe para çdo muaj – njihuni me shtetet me praktikat më të mira të lejes së lindjes

Shqipëria ka bërë hapa progresiv në ndërhyrjet në kodin e punës për të zgjatur lejen e lindjes për nënën dhe duke i mundësuar dhe babait të përfitoj dhe ai leje lindje. 

Por pavarësisht kohëzgjatjes leja e lindjes nuk paguhet në masën 100% të pagës dhe në anën tjetër ende evidentohen problematika në respektimin e kontratave mes punëdhënsve dhe punëmarrëve. 

UNFPA Albania në një tryezë të përbashkët më ligjëvënsit dhe grupet e interesit, propozon rishikimin e Kodit të Punës me qëllim përmirësimin e politikave të kujdesjes të prindërve ndaj foshnjes dhe respektimin e kontratës së punës.

Por cilat janë praktikat më të mira të lejeve prindërore të vendeve Europiane dhe më gjerë?

Leja prindërore

Norvergjia

Ky vend zë vendin e parë për politikat në mbështetje të lindshmërisë de të kujdesit të fëmijës nga prindërit. Për lejen e lindjes, një nënë ka 15 javë leje me mbulim financiar 100 përqind, dhe 19 javë të tjera me 80 përqind. Kuota e babait është 15 javë me mbulim finaciar 100 përqind dhe mund të merret nga java e shtatë pas lindjes në javë të ndara ose të gjitha së bashku.

Suedia

Leja prindërore mund të merret nga 60 ditë para lindjes deri sa fëmija të mbushë moshën 12 vjeç. Leja është e paguar dhe ka një kohëzgjatje prej 480 ditësh për fëmijë, por vetëm 96 ditë mund të përdoren pasi fëmija bëhet katër vjeç. Përgjatë vitit të parë të fëmijës të dy prindërit mund të marrin lejen njëkohësisht deri në 30 ditë.

Leja e lindjes për babin

Norvegjia

Kur vetëm babai ka të drejtë të përfitojë lejen e lindjes, ajo është 40 javë me mbulim finaciar prej 100 përqind dhe 50 javë me 80 përqind. Baballarët në Norvegji duhet të marrin minimumi dy muaj leje lindje.

Sllovenia

Babai ka të drejtën e lejes së lindjes për 30 ditë kalendarike të paguara plotësisht si dhe një shtesë prej 10 ditësh në rast të lindjes së binjakëve apo shtesë prej 20 ditësh për lindjen e trinjakëve.

Leja për përkujdesjen ndaj fëmijës

Suedia

Në rastin kur fëmija është sëmurë, një prind në Suedi ka të drejtën e lejes për 120 ditë për çdo fëmijë deri në moshën dymbëdhjetë vjeç. Kjo leje mbulohet financiarisht në masën prej 80 përqind. Përveç kësaj, prindërit mund të marrin shtatë ditë pushim pa dorëzuar raport mjekësor.

Rregullimet financiare

Austria

Të gjitha ekzaminimet mjekësore gjatë shtatëzanisë dhe derisa fëmija të mbushë moshën pesë vjeç, nëse këshillohen mjekët e kompanisë së sigurimit shëndetësor.

Norvegjia

Shteti norvegjez ofron shkollim dhe mjete shkollore falas (si libra dhe materiale të tjera), si dhe shërbime shëndetësore falas për fëmijët deri në moshën 18 vjeç.

Suedia

Suedia ofron kontribut financiar prej 120 euro në muaj për çdo fëmijë deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç

Kroacia

Përfitimi financiar për lejen e lindjes për një nënë të punësuar apo vetëpunësuar, e cila plotëson kushtet e kontributeve për sigurimet shoqërore është në masën 100 përqind të pagës së saj. Nëse këto kushte nuk përmbushen, përfitimi financiar është 310 euro në muaj.

Shpërblimi finaciar për prindërit

Sllovenia, vendi i parë që ka një shpërblim prindëror për nënat (ose për baballarët 77 ditë pas lindjes së fëmijës), të cilat nuk janë të siguruar për të përfituar lejen prindërore (studentë apo të papunë) është në vlerën 258 Euro në muaj.

Ndihmë për përkujdesjen ndaj fëmijës

Austria

ka miratuar një sistem të ri të ndihmës për përkujdesjen ndaj fëmijës, të quajtur tarifa e sheshtë, vlera e së cilës varion nga 15 në 35 euro në ditë (në varësi të kohëzgjatjes së zgjedhur për shpërblimin financiar). Kohëzgjatja e ndihmës është 365 ditë deri në 851 ditë nga data e lindjes së fëmijës kur kërkohet nga njëri prind dhe 456 ditë deri në 1063 ditë nga data e lindjes së fëmijës nëse kërkohet nga të dy prindërit.

Aksesi në përkujdesjen e fëmijës

Austri

Ky shtet ofron çerdhe si ambiente të kujdesit ditor, të cilat janë të përshtatshme për nevojat e fëmijëve të vegjël deri në moshën tre vjeç. Për më tepër, qeveria ofron qendra ditore të kujdesit për fëmijët e punonjësve, që janë në vendin e punës, ose afër saj dhe ndihmojnë punonjësit të kenë një akses më të lehtë në përkujdesjen ndaj fëmijëve.

Rregullimet e punës

Austria

Ky shtet ka rregulluar mbrojtjen e punonjësve gjatë shtatëzanisë, lejes së lindjes, apo punësimit me kohë të pjesshme duke përcaktuar një periudhë kohore gjatë së cilës punonjësit nuk mund të largohen nga puna. Kështu, gratë nuk lejohet të pushohen nga puna gjatë shtatëzanisë dhe deri katër muaj pas lindjes gjatë lejes së lindjes dhe deri në katër javë pas përfundimit të saj.

Kushte pune fleksibël

Kroacia

Në rastet kur fëmija kërkon përkujdesje të shtuar ose të veçantë për shkak të shëndetit apo zhvillimit, të vërtetuar me raport mjekësor, njëri nga prindërit e punësuar ose të vetëpunësuar, ka të drejtë të punojë gjysmën e orëve të punës në mënyrë që t’i sigurojë fëmijës kujdesin e duhur. Ky përfitim mund të përdoret pas mbarimit të lejes prindërore dhe mund të zgjasë derisa fëmija të mbushë tre vjeç. Gjatë kohës që prindi ushtron të drejtën për të punuar me kohë të pjesshme, përfiton njëkohësisht ndihmë financiare prej 310 euro në muaj të mbuluara nga Fondi Kroat i Sigurimeve Shëndetësore.