Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka nisur një aksion diplomatik nëpër botë.
Ai ka njoftuar se njëra nga çështjet është dhe ajo e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Rrugës për në aksion diplomatik për t’iu dhënë zë shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për çështjen e fshirjes së qëllimshme të adresave dhe jo vetëm”, ka shkruar ai.