Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përsëritur sërish qëndrimin se nëse ai nuk bëhet president, vendi do të shkon në zgjedhje të reja.
Ai në një intervistë për Report TV, ka deklaruar se AAK-ja e ka ofruar kandidaturën e tij, partnerëve të koalicionit dhe mbetet prej tyre ta vlerësojnë.
“Ne e kemi ndihmuar një zgjidhje potenciale, përveç zgjedhjeve që janë opsion. Me aktakuzat për Thaçin e Veselin, u vështirësuar komunikimi, me të cilët kishte një avancim në diskutime. Nëse nuk gjejmë një dakordim rreth kësaj formule, mbesim pa zgjidhje, pra me zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai tha se opsioni i ofruar nga AAK-ja, është çështje negocimi me partitë, të koalicionit, po ashtu edhe me PDK e LVV-në, dhe nëse nuk arrihet dakordim, atëherë shkohet në zgjedhje.
I pyetur rreth një presidenti nga “zarfi”, Haradinaj, ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë, pasi Kosova nuk është e njëjtë si kur u zgjedh Atifete Jahjga, duke thënë se më ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë.