Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka shkruar për dy vjetorin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Hoti e ka quajtur ditë historike 14 dhjetorin, ndërsa ka thënë se edhe angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajave në FSK është për çdo lëvdatë.
Postimi i plotë në Facebook:
Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë! Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.
Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.
FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.