Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirizimin e 49 shqiptarëve të paarmatosur në fshatin Beleg të Deçanit.
Ai po ashtu ka kujtuar rënien heroike të 14 bashkëluftetarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës, njofton Klan Kosova.
“Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë janë motivim për ne, që sa më shumë ta duam Atdheun e të punojmë vazhdimisht për forcimin e tij dhe mirëqenien e qytetarëve”.
“Krahas këtij angazhimi, beteja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon edhe sot, e do të vazhdojë deri kur të kthehen eshtrat e fundit në Kosovë. Lavdi të rënëve për liri”.