Trusti ka njoftuar se ka arritur në 200 mijë numri i qytetarëve që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga kursimet.
Aplikimi ka filluar rreth orës 15:00 dhe do të zgjasë katër muaj.
Qytetarët mund të aplikojnë për të tërhequr 10 përqindëshin duke klikuar në:https://bentenapp.azurewebsites.net/
Më herët, Trusti Pensional ka sqaruar problemin “gabim i papritur” që po iu shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit.
Sipas tyre, kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që ka pranuar Trusti për verifikim, për ndonjë arsye nuk po arrijnë të konfirmohen.
“Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”, thuhej në njoftim.