Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka bërë thirrje tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë procedurës së aplikimit për tërheqjen e 10%-shit të Trustit.
Në një komunikatë për media, ky institucion ka thënë se qytetarët duhet të aplikojnë vetëm në platformën e vërtetë të Trustit.
Po ashtu qytetarët duhet të sigurohen që platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë. KOS-CERT ju udhëzon që të keni kujdes gjatë aplikimit online për tërheqjen e 10% të kursimeve tuaja nga TRUSTI.
– Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Homehttps://www.trusti10.org/Item/Home)
– Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS).
Të dashur qytetarë. KOS-CERT ju udhëzon që të keni kujdes gjatë aplikimit online për tërheqjen e 10% të kursimeve tuaja…
Posted by KOS-CERT : Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike on Friday, December 11, 2020