Redmi 9 Power lansohet më 17 dhjetor

Ishte spekuluar se Redmi 9 Power do të lansohej më 15 dhjetor, megjithatë ka një ndryshim për datën e lansimit.

Kompania ka konfirmuar se Redmi 9 Power do të lansohet më 17 dhjetor, raporton GSMArena.

Redmi ende nuk ka specifikuar detajet e telefonit të ri të mençur, megjithatë Xiaomi ka konfirmuar se ai do të ketë kamerë prej 48MP.

Ai do të jetë në dispozicion në katër ngjyra.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.10 dhjetor 2020, 22:24

  • Shpërndaje në