Kandidati për president të Barcelonës optimist se do ta bindë Messin të qëndrojë

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, beson se ai mund ta bindë Leo Messin që të mbetet në Camp Nou, përtej këtij sezoni.

E ardhmja e Messit mbetet e paqartë, me argjentinasin që ka kontratë me Barcelonën vetëm deri në verën e vitit 2021.

Font, do të garojë për president të Barcelonës në zgjedhjet që do të mbahen më 24 janar, pas dorëheqjes së Josep Maria Botermeut në muajin tetor.

“Jam i bindur se me një projekt konkurrues, emociona, dhe në rastin e Messit – afatgjatë, një që mund të shkojë edhe përtej ditës kur Messi del në pension, do ta bindim atë që të qëndrojë”, ka thënë Font për ESPN.

Ai ka shtuar se Messi është më i miri i të gjitha kohëve.

“Messi është lojtari më i mirë në histori të sportit numër një në botë. Imagjinojeni se çfarë do të thotë kjo. Për këtë arsye, asociimi Messi-Barça është strategjike dhe duhet të bëjmë gjithçka që të garantojmë se ky asociim do të jetojë. Duke e ditur se ai në janar mund të flasë me klubet e tjera, ta telefonoj Messin (nëse i fitoj zgjedhjet) është njëri nga prioritetet”, ka thënë ai.

Messi ka shënuar katër gola në 10 paraqitje në La Liga, derisa në të gjitha garat 33 vjeçari ka shënuar shtatë gola.