Në 24-orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë janë shëruar 761 qytetarë, duke çuar kështu në 31 mijë e 802 numrin e personave të shëruar nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), po ashtu ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë konfirmuar 562 raste të reja me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Më së shumti raste janë konfirmuar sërish në Prishtinë, gjithsej 223 raste.
Pastaj, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste.
Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste.
Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste.
Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok.
IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 41, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.