146 pacientë me COVID-19 aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Siç ka bërë të ditur ky spital, katër pacientë janë në respiratorë, 101 janë me oksigjenoterapi dhe nga ky numër 27 janë në gjendje më të rëndë.
“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 40 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 146 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 40 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja të dyja të gjinisë femërore.
265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,799 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.